Modriç: Nëse më duhej të zgjidhja një finale për të humbur, ishte kjo. Barça e meritoi fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 12:04

Modriç: Nëse më duhej të zgjidhja një finale për të humbur, ishte kjo. Barça e meritoi fitoren

Mesfushori Luka Modriç nuk e nisi titullar finalen e Superkupës së Spanjës, por u aktivizua në minutën e 64-të nga trajneri Ançeloti. Pas humbjes, kroati deklaroi se:luka“Një disfatë e komplikuar, Barça ishte më e mirë dhe ne duhet t’i përgëzojmë. Është pozitive që do të kemi menjëherë një ndeshje për të luajtur, në Kupën e Mbretit, do të kemi pak kohë për të menduar për këtë humbje. Duhet të reagojmë, ka ende shumë sfida këtë sezon. Mes nesh do të analizojmë se çfarë ka ndodhur për të parë se çfarë mund të përmirësojmë. Nëse do të duhej të zgjidhnim një finale për të humbur, do të kishim zgjedhur këtë”, përfundoi Modriç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"