Modriç jashtë, Reali mbledh talentet. Napoli dhe Maxarri… “të nënshtruar” nga statistikat
Luka Modriç nuk do të jetë i gatshëm në urdhrat e Karlo Ançelotit sot. Kroatit i nevojitet më tepër kohë për të qenë në gjendje të përshtatshme fizike, si rezultat i tendosjeve të muskujve. Me shumë gjasa sfida e radhës në La Liga do zbresë sërish “veteranin” ballkanas në fushë.
Numri i futbollistëve në infermierinë e “galaktikëve” ka shkuar në 8, duke nisur me Kurtuanë, Kepën, Tçuamenin, Vinicius, Militao, Kamavinga, Gyler dhe së fundmi Modriç. Lajmi pozitiv vjen nga Brahim Diaz. Spanjolli i ka kryer të gjitha ushtrimet, çka jep shpresa se mund të jetë titullar. Në stërvitjen e radhës janë përfshirë 9 lojtarë nga akademia e Realit.
STATISTIKAT
Napoli do të tentojë të surprizojë Realin në transfertë dhe t’i mbyllë llogaritë e kualifikimit, ndërsa madrilenët nga krahu tjetër kërkojnë të marrin pikët e plota në fazën e grupeve.
DEBUTUESI MAXARRI-Hera e parë që Valter Maxarri do të përballet me Realin në Ligën e Kampionëve. Ndërsa në lidhje me precedentët ndaj Ançelotit ai ia ka dalë të fitojë vetëm 3 herë, kundrejt 2 barazimeve dhe 8 humbjeve.
DISFATAT-Napoli e ka vizituar në 2 raste “Santiago Bernabeu”-n, por që ka dalë i humbur. As legjenda e kampionëve të Italisë, Diego Armando Maradona, nuk ia doli në tempullin e Realit, vitit 1987.
RINGRITJA E DIAZIT-Brahim Diaz pas finalizimit me Bragën, ka mundësi të mbajë ritëm goli edhe ndaj Napolit, i cili me shumë gjasa do të jetë titullar, si pasojë e mungesave të konsiderueshme në ekip. Interesante është se Diaz e ka fiksim të shënojë në pjesën e parë.
RASTI “ELMAS”-Eljif Elmas ka habitur jo pak me minutat e konkretizimeve. Specifikisht lojtari nga Maqedonia e Veriut në 4 sfidat e fundit ka shënuar dy herë në minutën e 75-të.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"