Miqësorja ndaj Skënderbeut, trajneri Agostineli: Loja më kënaq, mungon vetëm diçka e vogël
Trajneri i Flamurtarit, Andrea Agostineli, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Skënderbeun, u shpreh se skuadra e tij është në rrugën e duhur dhe nuk duhet ta diskutojë ngjitjen në Superiore. “Rikthehem pas 8 vitesh në Korçë dhe ndihem mirë.
Djemtë, për mendimin tim, kanë bërë një ndeshje të mirë, kanë luajtur futboll të mirë dhe mendoj se jemi rrugën e duhur. Ngjitja në Superiore e Flamurtarit është objektivi i presidentit, i skuadrës dhe imi personal. Ne nuk duhet të themi ‘të shohim’, e kemi objektiv të qartë për ta fituar kampionatin tonë. Garë e fortë? Po, patjetër, por askush nuk ka thënë se do të na dhurojnë diçka.
Sot (dje) kemi luajtur me një skuadër të Superiores dhe me këtë përqendrim dhe me këtë lojë, besoj do të ecim mirë. Meritonim më shumë, por përtej kësaj, kjo është skuadra që duam. Ndoshta na mungon diçka e vogël, na mungon gjendja e disa lojtarëve që kanë ardhur së fundi në skuadër. Kam përshtypje shumë të mira për sezonin që vjen. Ndoshta mund të ketë ndonjë lëvizje të fundit, por nuk duam të gabojmë”, tha trajneri Agostineli pas ndeshjes në Korçë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"