Miqësorja me Skëndërbeun, trajneri i Maliqit: Është i njëjti grup lojtarësh, do jemi dinjitozë në Kategorinë e Parë
Trajneri i Maliqit, Egli Malësia, gjithashtu u prononcua për “Panorama Sport” pas miqësores kundër Skënderbeut, duke thënë se ekipit i është premtuar mbështetje financiare, si dhe foli edhe për merkaton.
“Kemi pasur grupin e njëjtë me sezonin e kaluar, ndërsa pjesën e dytë kemi testuar 4-5 lojtarët që janë në provë. Ekipi ka nevojë për përforcime ndërsa presim të hënën të bashkohen dy lojtarët e rinj, me të cilët ne kemi gjetur akordin. Jemi në fillim të përgatitjeve dhe besoj se do të punojmë fort për të qenë gati kur të nisë sezoni.
Do të kemi afrime dhe kostot do të rriten, por na është premtuar mbështetje në këtë rrugëtim historik për ne. Teste të tilla na bëjnë mirë për të formatuar grupin dhe na bëjnë mirë për t’i futur lojtarët në ritëm. Kemi fat që do të kemi shumë ekipe në Korçë dhe mund të zhvillojmë fazën e plotë me teste miqësore”, u shpreh Malësia.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"