Milani nuk ka hequr dorë, “Djalli” punon për stadium të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2024 | 17:20

Milani nuk ka hequr dorë, “Djalli” punon për stadium të ri

Në shtëpinë e Milanit vazhdon të dominojë çështja e stadiumit. Në frontin e “San Siro”-s, në rendin e ditës së shpejti është një takim me kryebashkiakun e Milanos, për të vlerësuar mundësinë e rregullimit të strukturës ekzistuese.

milan

Por ndërkohë vijojnë hapat burokratike në lidhje me projektin për një impiant të ri. Në mënyrë të detajuar, projekti në San Donato do të përfshinte një sipërfaqe totale prej 486,283 metrash katrorë me një investim total që është rritur në 1.28 miliardë euro krahasuar me 948 milionë që ishte vlerësuar fillimisht.

SEKTORI I STADIUMIT: 554.247 MILIONË EURO
– Stadiumi: 451.188 milionë;
– Parking me kate: 72.730 milionë;
– Muzeu i AC Milan: 6,274 milionë;
– Dyqani i klubit: 6.005 milion;
– Ushqim & Pije: 1,979 milion;
– Bonifikime: 1.848 milion

SEKTORI I PASURIVE TË PALUAJTSHME: 220.123 MILIONË EURO
– Sektori argëtues: 92.007 milionë;
– Parking me kate: 51.572 milionë;
– Hotele: 41,690 milionë;
– Selia e AC Milan: 24.085 milionë;

* Krahas 240 milionë shpenzimeve ndihmëse, parashikohen edhe 81,3 milionë për punimet e urbanizimit, 15,6 milionë për termocentralin, për 20,5 milionë për punët e jashtme, për 27,6 milionë tarifat për sigurinë dhe 29,3 milionë për kostot e urbanizimit.

KOSTOJA TOTALE: 1.281 MILIARDË EURO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"