Migen Memelli emërohet në stolin e Vllaznisë, reagon Megi Doçi: Ku e gjetët këtë!
Migen Memelli është prezantuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë. Trajneri bëhet pjesë e shkodranve pas eksperiencave të mëparshme në futbollin shqiptar te Laçi dhe Skënderbeu.
Zgjedhja e tij nga klubi ka sjellë reagime të ndryshme te tifozët shkodranë, edhe ata që janë të lidhur në një mënyrë apo një tjetër me klubin kuqeblu. Disa prej tyre dukej se pritnin trajner me një CV më të pasur dhe ky është edhe rasti i Megi Doçit, sulmueses së skuadrës së futbollit të Vllaznisë së femrave dhe kombëtares shqiptare. E njohur si një tifozë e zjarrtë e klubit shkodran, edhe ajo ka komentuar për emërimin e trajnerit në një nga faqet në Facebook që i kushtohen kuqebluve.
“Ku e gjetët këtë! Thashë kë po na sillni… Samuel Nikaj është 10 herë më i mirë se ky”, shkruante Doçi në komentin e saj pak orë para se të bëhej zyrtar afrimi i Memellit në pankinën e kuqebluve.
Tani është pikërisht në dorën e trajnerit të ri që të bëjë për vete tifozerinë shumë kërkuese shkodrane dhe të bindë edhe më skeptikët, përfshirë edhe Doçin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"