Meta është në dyshim, Magani bën gati formacionin anti-Teuta
Ndeshja do të luhet në orën 17:00 në “Arena Kombëtare”, gjithmonë sipas marrëveshjes.Për këtë sfidë, Magani është më i qetë. Dembele do të kthehet në skuadër. Edhe Zharmuni po lufton me kohën që të jetë me ekipin. Gjumsi pritet të jetë në 100 përqindëshin e tij. Dyshimi i madh kundër Teutës është Ermal Meta. Lojtari me shumë mundësi do të jetë jashtë, por asgjë nuk është vendosur.
FORMACIONI – Me një skuadër shumë të populluar në repartin e sulmit, Magani po mendon se cilët do të sakrifikohen. Me një skemë 4-2-3-1, Tirana mund të zbresë të dielën në fushë. Në portë është i zakonshmi Selmani, ashtu si edhe mbrojtja me Isufin, Dembelenë, Kolën dhe Përgjonin. Më pas dy digat, Jonuzi e Soler. Para tyre një treshe që nis nga Gjumsi, Ismajli dhe Haxhiu. Si pykë e vetme është Zharmuni. Të gatshëm janë edhe Bajroviç, Abah, e ndonjë lojtar tjetër, të cilët janë opsione për trajnerin e bardhebluve.
KARTONËT – Problemi i vetëm në ekip janë pesë lojtarët me nga tre kartonë të verdhë. Bëhet fjalë për Micin, Gjumsin, Kolën dhe Solerin, e Ndrecën të cilët u ndëshkuan dje me të verdhë. Nëse luajnë dhe ndëshkohen me durrsakët, humbasin sfidën e radhës me Dinamon që luhet në Elbasan.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"