Mesfushori total, Reijnders “asi” nën mëngë i Milanit.I kërkohen gola, 25-vjeçari përgjigjet me kilometra
Në fund ai luan gjith monë. Gjysmëmes fushor, fantazist, po ashtu edhe regjisor. Këtë sezon, mesfushën e Milanit e ka mbushur më së shumti Tizhani Reijnders. E vetmja siguri e vërtetë në mes të fushës për Stefano Piolin, i cili tashmë është përballur me një dëmtim të Loftus-Çikut dhe dyshimet e vazhdueshme në kapinën e regjisë. Holandezi është gjithnjë e më i rëndësishëm edhe në ekipin kombëtar, në të cilin do të ketë një rol qendror në kuadër të Europianit të ardhshëm.
GJITHMONË NË FUSHË – Epiteti më i dobishëm për të futur diskutim është “thelbësor”. Kështu është te Milani. Kundër Frozinones, Reijnders ka zhvilloi ndeshjen numër 19 të sezonit. I ka luajtur të gjitha, për një total prej 1559 minutash të kaluara në fushë. Mes kuqezinjve, më shumë se kushdo. Holandezi ka qenë gjithmonë titullar, me përjashtim të debutimit të tij në Ligën e Kampionëve kundër Njukasëllit, në të cilin u dërgua në lojë në gjysmë oreshin e fundit.
Duke i diktuar gjithmonë skuadrës momentet e duhura, siç shpjegoi Pioli disa javë më parë: “Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, një mesfushor total i zoti në drejtimin e topit me kokën lart, i aftë për të futur veten në hapësirat që lejojnë mbrojtjet rivale. Pres gola dhe disa goditje të tjera, sepse Tizhani di të luajë në role të shumta, është një lojtar i një niveli të rëndësishëm”.
EDHE GOLA – Këtu është çështja. Reijnders është një lojtar me shumë role, në mes të fushës ai mund të veprojë si mesfushor, fantazist dhe gjithashtu organizator (siç u pa kundër Fiorentinës dhe Frozinones), por Pioli pret një plus prej tij për sa i përket shënimit. Gjithashtu sepse ka treguar në disa raste, në Holandë, se di ta bëjë edhe këtë punë. Në sezonin e fundit me Alkmarin shënoi 7 gola, kurse në sezonin e mëparshëm ishte ndalur në 6 gola. Shifra jo të këqija.
Me Milanin iu desh edhe pak kohë për të gjetur rrugën e golit, ai priti dhe arriti objektivin vetëm një herë, kundër Leçes. 11 Nëntorin e kaluar në, në një ndeshje të kujtuar nga tifozët, më shumë për përmbysjen e pësuar në minutat e fundit, pas një fillimi të shkëlqyer dhe avantazhit të dyfishtë. Në ndeshjet e para të sezonit, Reijnders kishte forcuar edhe statistikat e tij me dy asistime. I pari për Zhirunë, në 2-0 ndaj Bolonjës. I dyti për Tomorin, në suksesin 3-1 ndaj Kaljarit.
DREJT “EURO 2024” — Fillimi i sezonit me Milanin përkoi edhe me paraqitjet e para me fanellën e kombëtares holandeze. Ai debutoi me më 7 shtator në Ligën e Kombeve, në fitoren 3-0 kundër Greqisë. Që nga ai moment, 25-vjeçari u grumbullua rregullisht, me trajnerin Koman që e hodhi në fushë në 5 raste të tjera (tre prej tyre si titullar) pa menduar gjatë.
“Titullar me Holandën? Luan në Champions, është gati”, deklaronte trajneri. Pas kualifikimit në Europian, hapi i radhës do të jetë përjetimi i turneut të parë madhor me kombëtaren e tij si protagonist, duke shndërruar në një garanci më shumë në radhët e “tulipanëve”.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"