Mesfushori i Erzenit flet në prag të duelit me Egnatian: Kampionat fizik, Deliallisi më ktheu “shqiptar”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2023 | 12:50

Mesfushori i Erzenit flet në prag të duelit me Egnatian: Kampionat fizik, Deliallisi më ktheu “shqiptar”

Erzeni la pas javën e njëmbëdhjetë të kampionatit, duke barazuar kundër Vllaznisë, ndaj së cilës kishte mundësi për t’i marrë edhe tri pikë të plota pasditen e së mërkurës.

jskldf

Megjithatë, shijakasit nuk kanë shumë kohë dhe duhet të fokusohen te ndeshja e radhës, e cila vjen shumë shpejt, kjo edhe për shkak se FSHFja ka përcaktuar për nesër takimin Erzeni-Egnatia, që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” të Partizanit. Ky vendim nuk është pritur mirë nga tifozët shijakas, por nga ana tjetër, pamundësia e një stadiumi të krijon edhe situata të tilla. Por, pavarësisht kësaj, mesfushori brazilian Andrei Alba, që luan sezonin e parë me Erzenin në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” tregon se si e gjykon tani Kategorinë Superiore, sekretin se si është përshtatur kaq shpejt me skuadrën shijakase, si dhe analiza për gjendjen e ekipit përpara sfidës me Egnatian.

“Çfarë mund të të them për këtë kampionat. Kërkon shumë mund dhe djersë, sidomos kontakte fizike të shpeshta. Kjo gjë më pëlqen, pasi më mundëson që të shfaq anën teknike timen që të shmang herë pas here lojën e ashpër. Mendoj se ‘sekreti’ i përshtatjes sime, ka të bëjë me mentalitetin. Trajneri Deliallisi më bindi duke më përcaktuar që futbolli brazilian është tashmë diçka që i përkiste historikut tim si futbollist e se duhet të përshtatesha me zhvillimin e një futbolli ndryshe. Pra mendoj që intensiteti me stërvitjen, familjarizimi me stafin e grupin në tërësi, kanë qenë komponent kyç”, thotë braziliani fillimisht.

KUNDËR EGNATIAS- “Luajmë nesër kundër Egnatias. Është një skuadër e shkëlqyer, prandaj dhe janë të parët. Mendoj se do jetë një lojë e vështirë, por dhe e diskutueshme. Ajo që na ngelet është të jemi te fokusuar, e që të mos përsërisim ‘pjesën e parë’ në ndeshjen e mëparshme me Egnatian në javën e tretë. Ne kemi besim dhe në çdo lojë hyjmë për të garuar e sidomos për të fituar. Futbolli është me faza, kur nuk fiton për një kohë të gjatë, krijohet një gjendje kërkimi pikësh me të gjitha forcat e mundshme”, përfundon Alba.

E. DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"