Merr formë skuadra e Kategorisë së Dytë/ Gati katër afrime
Turbina nuk ka në plan të ndalet. Pasi morën Vilfor Hysën në sulm, të tjera firma priten te cërrikasit. Merkatoja është përqendruar te Tërbuni mesa duket, atje ku po bëhen gati që të rrëmbejnë edhe dy futbollistë të tjerë. Flasim për Florian Peqinin dhe Migel Metanin.
Nëse i pari e ka një të shkuar te të verdhët, i dyti nuk ka luajtur kurrë. Me ta në mbrojtje, Vladimit Gjoni do të jetë më i qetë në prapavijë. E megjithatë, përforcimet nuk do të mbarojnë me kaq. Janë edhe dy elementë të tjerë që priten t’i bashkohet organikës dhe aktivizohen në mesfushë.
Mateos Levendi dhe Erti Asllani do ta vijojnë karrierën në Cërrik. Në klub e kanë ndarë mendjen për të ndërtuar një ekip pretendent, që të sigurojë direkt ngjitjen. Dhe me afrimet që po bëjnë, janë vërtetë në rrugën e duhur.
MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"