Merkatoja në pikën zero, klubi i Kategorisë së Parë në luftë me kohën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2023 | 22:57

Merkatoja në pikën zero, klubi i Kategorisë së Parë në luftë me kohën

Namdi Franklin Ahananu priten në Fier. Pasi e larguan nga Flamurtari, destinacioni i sulmuesit do të jetë Apolonia. Nuk ka ende një akord zyrtar, por zërat sa vijnë edhe shtohen. Me drejtuesit që nuk e kanë bërë ende sefte me merkaton në hyrje, ardhja e tij do të ishte një zgjidhje për sulmin. Vlera padiskutim ka, derisa e kanë dashur që para se të shkonte në Vlorë.

apolonia bylis

Nëse gjithçka shkon sipas planeve, deri më 31 gusht ai pritet që të vihet nën urdhrat e Jeraj Rodriges. Bardhejeshilët duket se e kanë lënë për në fund që të plotësojnë organikën. Sipas asaj që ka deklaruar trajneri do të vijnë katër përforcime, konkretisht një qendërmbrojtës, një mbrojtës krahu dhe dy mesfushorë që luajnë në të dy krahët. Koha është e limituar, pasi të enjten në mbrëmje mbyllet edhe tregu i transferimeve.

Apolonia nuk do të ketë asgjë ndryshe nga sezonet e fundit në fakt. Shumë djem të rinj në përbërje dhe me gishtat e njërës dorë numërohen lojtarët me eksperiencë. Skuadra ka gjetur një lloj stabiliteti, ku lëvizjet kanë qenë si me “pikatore” në merkato, duke bërë që gjithë trajnerët e ardhur ta kishin pothuajse gati skuadrën.

Fierakët nuk janë ribërë, por kanë si armë të fortë lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të shkuar. Nga një vëzhgim i bërë, elementë bazë për kampionatin, që nis më 2 shtator, janë: Romeo Harizaj, Ersildio Asllanaj, Serjan Repaj, Ndubuisi Francis Eneh, Eljo Gjata, Mateo Shanaj, Nuredin Orelesi, Rubin Hebeja, Enea Topi, Mikael Rakipaj, Klark Kalus, Xhovalin Trifoni, Redi Kaçanolli, Erald Maksuti dhe Umejiego Antoni. Kaq mjafton që të paktën trajneri spanjoll të marrë frymë lirshëm.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"