Menja, kritika dhe ulërima para shokëve të skuadrës: Vetëm dy italianë do luanin titullarë te Franca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 11:10

Menja, kritika dhe ulërima para shokëve të skuadrës: Vetëm dy italianë do luanin titullarë te Franca

Majk Menja nuk e ka kaluar lehtë humbjen përballë Italisë në Ligën e Kombeve. Portieri i Francës raportohet se ka shpërthyer në kritika përballë shokëve të skuadrës në dhomat e  zhveshjes pas humbjes 3-1.

menja itali

“L’Equipe” bën të ditur se Menja është dëgjuar duke ulëritur për minuta të tërë në dhomat e zhveshjeve para ekipit, ndërsa të tjerët qëndronin në heshtje. Një fjalim prej lideri, por edhe me kritika të shumta drejtuar “gjelave” të cilët nuk po kalojnë një moment të mirë. Mes të tjerave raportohet se ai ka ulëritur me të madhe se Italia kishte vetëm 2 lojtarë të cilët mund të luanin titullarë në rreshtimin e Francës.

Në konferencë për shtyp, ai u mundua që të zbuste disi tonin, por gjithsesi duke mos shmangur autokritikën për Francën.

“Deshëm ta nisnim pas Europianit me një fitore, por për fat të keq nuk ia dolëm. Të hënën kemi ndeshjen ndaj Belgjikës, duhet të reagojmë. Kemi folur mes nesh në dhomat e zhveshjeve, por gjërat mbeten mes nesh, do të analizojmë më të qetë ndeshjen, por nuk duhet të shqetësohemi”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"