“Mendoj unë për golat”, Puci paralajmëron shpërthimin te Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2023 | 20:18

“Mendoj unë për golat”, Puci paralajmëron shpërthimin te Luftëtari

Thoma Puci kërkon “shpërthimin” te Luftëtari. Sinjalet e para i dha në miqësoren kundër Memaliajt, ku shënoi plot tre gola. Është vetëm 19 vjeç, por ofron siguri sa herë merr topin në këmbë. I ka planet e qarta për këtë sezon dhe ato i rrëfen për “Panorama Sport”.

Thoma Puci

“Mendoj se ky do të jetë viti im. Si të gjithë futbollistët e rinj, edhe unë dëshiroj të marr sa më shumë minuta. Si sulmues që jam dua të jap sa më shumë asiste dhe të shënoj sa më shumë gola. E megjithatë, prioritet mbetet ngjitja. Ky qytet dhe kjo tifozëri meritojnë të jenë pjesë e nivelit më të lartë të futbollit shqiptar”, tha fillimisht ai, që këtë vit luan në të njëjtin ekip edhe më të vëllanë, Stiven Puci. “Unë luaj si mesfushor ofensiv.

Pozicion që më pëlqen dhe më mundëson të jem sa më shumë afër portës për të shënuar gola. Me Stivin kemi kohë që stërvitemi, ndaj dhe ndihem mirë kur jemi të dy në fushë. Turbina? Duhet të japim më të mirën e mundshme. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e bukur. Kemi avantazhin që luajmë në stadiumin tonë dhe fitorja është detyrim”, përfundoi Puci.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"