Postuar: Nëntor 3, 2023 | 21:05
Mehmeti “fërkon duart”, një titullar i rëndësishëm jep shpresa për në Kukës
Dinamo e ka kthyer tashmë gjithë vëmendjen te ndeshja e radhës me Kukësin, që luhet ditën e diel. Mungesat do ta shoqërojnë sërish këtë skuadër, ku të sigurta janë ato të Danajt që do të mungojë për një kohë të gjatë, Bardhit dhe Smaçit.
Drejt rikuperimit të plotë është Fatjon Andoni, lojtari që e ka shtyrë rikthimin në fushë, pasi nuk ka qenë në 100%. Ai po stërvitet me grupin aktualisht dhe duket se e ka përballuar ngarkesën, duke dhënë sinjale pozitive për trajnerin Mehmeti para sfidës me Kukësin. Rikthimi i tij do të ishte shumë i rëndësishëm, nëse kemi parasysh dëmtimin e Smaçit dhe skualifikimin e Gudiabit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"