“Me vendimet e tyre rrezikojmë punën”, Ançeloti shpërthen ndaj gjyqtarëve: S’i respektojnë trajnerët
Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, nuk e ka mbajtur gojën në takimin mes trajnerëve të klubeve në La Liga dhe gjyqtarëve në Spanjë të zhvilluar në ambientet e federatës spanjolle në Las Rozas, të martën në mëngjes. Kështu, me fillimin e pyetjeve dhe përgjigjeve, trajneri i Realit foli i pari, për të ngritur zërin.
“Arbitrat nuk i respektojnë trajnerët”, deklaroi prerë ai. Të paktën, kështu ka bërë me dije gazeta spanjolle “Marca”. Në këtë kuptim, italiani shpjegoi se vendimet prekin më shumë se kurrë trajnerët, të cilët janë ata që rrezikojnë pozicionin e tyre, duke konsideruar se janë humbësit e një vendimi të gabuar. Për këtë arsye, ai theksoi se trajnerët janë të parët që meritojnë respekt dhe ndjen se nuk respektohen sa duhet nga gjyqtarët dhe vendimet kontradiktore të këtyre të fundit.
PROBLEME ME PAGESAT – Por ka pasur dhe fakte të tjera interesante që kanë dalë në dritë nga takimi në federatën spanjolle. Pas Karlo Ançelotit, ka folur ishtrajneri i Barcelonës, Kike Setien. Ai ka nxjerrë në pah mospagesat për teknikët e shkarkuar, një ankesë e mbështetur nga Alvaro Servera, i cili gjithashtu vuan nga i njëjti problem. Prandaj, biseda çoi në pozicionin e përbashkët për vendosjen e më shumë theksit që trajnerët të mbledhin më shpejt pagesat e tyre të shkëputjes kur ata pushohen nga puna.
QËNDRIMI I KSAVIT – Ideja për të vlerësuar figurën e trajnerit apo për të propozuar vendosjen e një page minimale, si në elitën e futbollit spanjoll (Primera) dhe në kategorinë e dytë (Segunda), do të ishin propozime të tjera që do të dilnin si pasojë e këtyre ankesave.
Me shumë interes është pritur dhe qëndrimi i trajnerit të Barçës, Ksavi, shumë kritik ndaj gjyqtarëve këto kohët e fundit.
Ai pranoi se ishte në takim për t’u ankuar se trajnerët japin shumë konferenca për shtyp dhe për përplasjet me gjyqtarët, do të zemërohej kur të mësonte rreth situatës në të cilën jetojnë kolegët e tij, gjë që e bëri atë të kërkojë bashkim, për të siguruar që teknikët të mos kenë probleme në pagesat e tyre kur u mbarojnë kontratat me klubet.
Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"