Më shumë alternativa për trajnerin Droboniku, Tomori shton radhët me katër huazime nga Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 0:24

Më shumë alternativa për trajnerin Droboniku, Tomori shton radhët me katër huazime nga Bylisi

Shtatori ka ndryshuar rrënjësisht situatën në kampin e skuadrës beratase. Nga rreziku i mosekzistencës, ekipi i Tomorit është mbipopulluar me futbollistë, të cilët po i nënshtrohen fazës seleksionuese.

iken droboniku tomori

Tomori ka nisur të marrë formë të plotë dhe kjo falë edhe konfirmimeve zyrtare të elementëve cilësor, si mesfushori vendas Kumani, sulmuesi Lirëza dhe mbrojtësi Vrapi. Ndërkohë, nuk mungon as mbështetja e disa skuadrave të njohura të Superiores dhe të së Parës për të përmbushur nevojat e beratasve. Bylisi, një klub me organikë të pasur në çdo ekip ku merr pjesë në aktivitetet e FSHF-së, ka huazuar në Berat katër futbollistë të huaj dy brazilianë dhe dy afrikanë.

Bëhet fjalë për portierin brazilian Fabricio Souza, mesfushorin nigerian Benxhiamin, sulmuesin anësor Hasan, si dhe brazilianin Gabriel. Lojtarët e huazuar nga Bylisi i janë bashkuar ekipit duke hyrë menjëherë në llogaritë e trajnerit Iken Droboniku. Këtë fillim javë, priten në formë huazimi edhe futbollistë të tjerë nga Vora dhe Besa.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"