“Më pëlqeu loja e skuadrës, por finalizimi ishte i dobët”, Ahmataj pas derbit: Na shënuan në të vetmen mundësi, kjo pikë i shërbeu Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 21:35

“Më pëlqeu loja e skuadrës, por finalizimi ishte i dobët”, Ahmataj pas derbit: Na shënuan në të vetmen mundësi, kjo pikë i shërbeu Partizanit

Trajneri i Tiranës, Juljan Ahmataj, foli pas barazimit 1-1 që bardheblutë regjistruan në derbin ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë për MCN, Ahmataj ndjehu keqardhje për barazimin, por e kënaq loja e skuadrës së tij:  

bandicam 2023-12-03 21-27-05-812

“Derbet janë gjithmonë të vështira, e kishim studiuar mirë kundërshtarin. Më pëlqeu loja e skuadrës. Finalizimi ishte i dobët, kishim mundësi të pastra për të shënuar, mund ta kishim mbyllur ndeshjen. Jam i mërzitur, sepse duhet t’i gëzonim tifozët tanë dhe familjet tona.

Ky është futbolli, me një mundësi që pati kundërshtari u shënua gol. Nuk duhet të ulim ritmin, ky presionin na bën mirë, kjo duhet të vazhdojmë në javët në vazhdim dhe duhet të risim nivelin e performancës.  

Kundërshtari do shtynte më lartë në pjesën e dytë dhe duhet të ishim më të kujdesshëm, në pjesën e dytë na u krijuan 3-4 mundësi të pastra për të shënuar, sepse kundërshtari u ngrit lartë. 

Ata shtuan forcat në sulm dhe ne kishim 4 lojtarë në mbrojtje. Ngarkesa me kartonë e Metës dhe Dokës na bëri të brishtë në mbrojtje. Sepse mund të dilnim me të kuq.  

Nuk mund të bëja ndryshe, sepse loja po shkonte shumë mirë. Kundërshtari vetëm në një moment u shfaq në zonën tonë të rrezikshme. I kishim marrë masat, që lojtarët tonë më deçizivë, i vendosëm në zonat e tyre më të rrezikshme. Ishte strategji dhe lojtarët shkuan në detyrat që iu dhamë.  

Hasani në pjesën e dytë mjafton vetëm të godiste portën dhe ishte gol. Kjo pikë i shërbeu Partizanit, ne na shërbeu loja, është ndeshja e dytë radhazi që ndëshkohemi nga një episod. Në dy ndeshje na kanë bërë vetëm 2 episode”, deklaroi Ahmataj.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"