“Më në fund u kthyem”, sulmuesi i Turbinës: E merituam fitoren ndaj Tërbunit, nuk ndalemi më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2022 | 16:24

“Më në fund u kthyem”, sulmuesi i Turbinës: E merituam fitoren ndaj Tërbunit, nuk ndalemi më

Duhet të vinte java e 8-të, që Turbina të kthehej. Morën të parën fitore pas gati 6 muajsh dhe tashmë cërrikasit janë ndjeshëm më të çliruar.

turbina

Këtë e thotë edhe Frenklin Ahanonu, protagonist i padiskutueshëm në fitoren kundër Tërbunit. Për gazetën “Panorama Sport”, autori i dy golave paralajmëroi se as ai nuk do të ndalet më.

“Jemi të gjithë të çliruar. Më në fund u kthyem. Fituam me meritë dhe pastër ndaj Tërbunit. Dolëm nga ngërçi psikologjik dhe tani jemi shumë të qetë sepse e prisnim me padurim këtë triumf. Erdhi me vonesë, por na duhej shumë ky trepikësh. Dy golat që unë shënova ua dedikoj familjes sime në Nigeri dhe tifozëve tanë të zjarrtë. Nuk do të ndalem më, pasi detyra ime është vetëm të tund rrjetat e portave kundërshtare. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në takimet e tjera e të fillojmë të ngjitemi në renditje. Këtë javë luajmë një sfidë shumë të fortë me Dinamon në kryeqytet dhe do të kërkojmë një rezultat pozitiv. Tashmë na u hap oreksi dhe do të guxojmë edhe ndaj bluve. Do t’i surprizojmë ata në shtëpinë e tyre. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të luajmë si të barabartë dhe një barazim do të na kënaqte shumë”, përfundon nigeriani.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"