“Me këmbën prej floriri godit padrejtësitë”, De Laurentis takon Papën dhe i bën dhuratat e veçanta: Je si Maradona
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis ka pasur një takim në Vatikan me Papa Francesskun, i shoqëruar nga futbollisti Xhovani Simeone. Takimi i presidentit të Napolit ka qenë mjaft interesant me Papën dhe diçka të tillë e ka zbuluar vetë presidenti.
Ai i ka dhuruar një fanellë me numrin 10, numër të cilin e ka mbajtur Maradona dhe një këmbë prej floriri që është bërë në kujtim të Maradonës. Fakti që të dy janë argjentinas, natyrisht që i rrisin vlerën e dhuratave për Papën.
“Këtu kam dy fanella blu për ju, njëra është me numrin 10 sepse ti je një numër 10 për kishën. Je një zëvendësues i madh i Maradonës. Mbi të gjitha, dua të të jap një tjetër dhuratë. Nga këmbët e Maradonës, ne kemi bërë një identike prej floriri që të gjuash tutje të gjitha padrejtësitë në botë, sepse ti je gjithmonë prezent në këtë luftë. Nuk mund të të them të vish për të mbjellë një pemë në stadium, por dua që të bëj një ndeshje mes Napolit dhe skuadrës së preferuar argjentinase”, u shpreh De Laurentis.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"