Mbrojtësi i Milanit, Gabia: Ndeshjet jo gjithmonë përmbysen pas 70 minutash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2025 | 16:33

Mbrojtësi i Milanit, Gabia: Ndeshjet jo gjithmonë përmbysen pas 70 minutash

Që nga zbarkimi në “Milanello” i Serxhi Konseisaos, nuk ka luajtur kurrë si titullarë në katër ndeshjet e portugezit mbi pankinën kuqezi. Megjithatë Mateo Gabia është gjithmonë gati, siç e dëshmoi kundër Komos kur hyri në fushë pa nxehjen e zakonshme si pasojë e dëmtimit të Malik Çaut.

morata gabia

Mbrojtësi do të jetë titullar edhe të shtunën, teksa lidhur me paraqitjet e Milanit, u shpreh:

“Një fitore e rëndësishme ajo ndaj Komos, sidomos për mënyrën se si erdhi. E dimë që nuk duhet të presim minutën e 70-të për të përmbysur rezultatin, na tha edhe trajneri: duhet ta sulmojmë menjëherë. Do të përpiqemi të punojmë për të përmirësuar këto defekte, por mbetet fakt që luajmë shumë dhe kemi shumë ndeshje të rëndësishme, ndonjëherë është më e lehtë dhe herë tjetër më e vështirë. Me trajnerin po punojmë shumë për qasjen e ndeshjeve”.

Siç thamë, në katër ndeshjet e “Djallit” në këtë 2025, Gabia gjithmonë i ka nisur nga stoli. Ai nuk e ka problem. “Është normale që dua të luaj, por u bindem nevojave të trajnerit. Unë duhet të punoj për ta vënë trajnerin në vështirësi”, përfundoi mbrojtësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"