Mbrojtësi Benito Çulli: Me Orikun duhet ta zgjidhnim më mirë, Luftëtari rregullon shënjestrën në Peqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2024 | 16:00

Mbrojtësi Benito Çulli: Me Orikun duhet ta zgjidhnim më mirë, Luftëtari rregullon shënjestrën në Peqin

Barazimi 0-0 në takimin Luftëtari- Orikumi ka favorizuar më shumë skuadrën bregdetare, nga fakti se u luajt në Gjirokastër, si dhe një humbje e çonte në pesë pikë diferencën në favor të bluzinjve. Mbrojtësi Benito Çulli, për “Panorama Sport” flet për këtë ndeshje dhe të ardhmen e Luftëtarit.

luftetari

“Ishte një ndeshje e vështirë, ashtu si edhe ndaj ekipeve të tjera. Ne ishim më favoritë për ta fituar takimin, por në futboll pranohen të tria rezultatet. Dhamë maksimumin dhe jo më kot, pavarësisht barazimit, morëm duartrokitjet nga të pranishmit në stadium. Duhej ta kishim zgjidhur më mirë lojën në repartin e sulmit, ndaj në këto ditë stërvitje jemi përqendruar në përmirësimin e atyre të metave që u konstatuan ndaj Orikut.

Jemi në vendin e parë dhe na duhet fitorja në ndeshjen e radhës në Peqin. Të mposhtim Shkumbinin për të mos e lëshuar vendin e parë në klasifikim. Le t’ia lëmë fazës së dytë ecurinë pozitive, kur gara do të jetë më e fortë”, u shpreh mbrojtësi Çulli.

GËZIM BEQIRI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"