Mbi 250 sportistë në garë, kikboksi shpall kampionët mbarëkombëtarë
Federata Shqiptare e “Kickboxing dhe Thai Boxing” ka zhvilluar në Tiranë një prej aktiviteteve më të rëndësishme vjetore. Për dy ditë me radhë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, u mbajt kampionati mbarëkombëtar shqiptar në “Kick Boxing” i vitin 2024.Aktiviteti ishte një ngjarje madhore që bashkoi sportistë nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga vende fqinje, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Gjatë këtij kampionati u zhvilluan ndeshje në dy disiplina kryesore: “Low Kick” dhe “Kick Light”, duke ndjekur rregullat ndërkombëtare për secilën disiplinë. Sportistët ishin të ndarë sipas kategorive të peshës dhe nivelit të aftësive, duke garantuar konkurrencë të drejtë dhe emocionuese. Ky aktivitet tregoi rritjen dhe përparimin e vazhdueshëm të sporteve luftarake në Shqipëri, duke shërbyer si një platformë për promovimin e talenteve të rinj. Në këtë eveniment mbarëkombëtar morën pjesë mbi 250 sportistë, të cilët përfaqësuan klubet e tyre nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga diaspora. Konkurrenca ishte e fortë, me një përfaqësim të lartë të ekipeve nga qytetet dhe trevat kryesore.
Garuesit konkurruan në disa kategori peshe, siguruar diversitet në garë dhe nivel të lartë teknik. Në dy ditët e kampionatit u zhvilluan gjithsej mbi 100 ndeshje, të ndara sipas disiplinave: 80 ndeshje në “Kick Light” (të zhvilluara në tapet) dhe 35 ndeshje në Low Kick (të zhvilluara në ring. Ky aktivitet shërbeu si një platformë për evidentimin e talenteve të rinj dhe krijimin e mundësive për avancimin e tyre në arenën ndërkombëtare dhe ishte një nga eventet më të organizuara në sportet luftarake të këtij viti. Në tabelë pasqyrohet të gjithë kampionët sipas peshave respektive në kampionatin mbarëkombëtar 2024.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"