Mbape “parkohet” në infermieri, Katari mbetet si një mirazh
Konfirmohet pritsh mëritë jo shumë pozitive në lidhje me dëmtimin e Kilië Mbape. Sulmuesi i Realit të Madridit i është nënshtruar vizitave mjekësore të enjten pasdite që kanë konfirmuar dëmtimin e pësuar në kofshë në takimin e së martës në Ligën e Kampioneve kundër Atalantës. Dhe siç kanë bërë me dije mediat spanjolle, Mbape do të duhet të qëndrojë për gati 10 ditë larg fushave.
Që do të thotë se ai do të mungojë në takimin e fundjavës në La Liga kundër Rajo Vajekanos së Ivan Balliut dhe me shumë gjasa nuk do të arrijë në kohë për në finalen e Kupës Interkontinentale më datë 18 dhjetor në Doha. Reali i Madridit nuk ka dashur ta përjashtojë praninë e Mbapesë në finalen e mesjavës së ardhshme, por në klub duan të tregohen shumë të kujdesshëm e të.
Mbape e dëshironte së shumti këtë finale, pasi ai do të kthehej për revansh në Doha, në stadiumin e finales së Botërorit 2022, aty ku u mund nga Argjentina e Lionel Mesit. Megjithatë, siç bëjnë me dije spanjolle, Mbape do të udhëtojë me ekipin për në Doha dhe më pas në Katar do të shihet se çfarë do të ndodhë, nëse ai do të arrijë të rikuperohet në kohë, apo do ta ndjekë takimin nga stoli si një tifoz më shumë. Mbape u dëmtua diçka më shumë se gjysmë ore pas fillimit të takimit të së martës kundër Atalantës, teksa më herët (10’) kishte kaluar Realin në epërsi.
Sulmuesi kishte bërë një paraqitje gati perfekte deri në momentin e dëmtimit, ku veç golit të shënuar, dukej shumë i përfshirë në manovrën e ekipit. Për duelin kundër Rajos është klinikisht e pamundur që ai të jetë në fushë, kurse për finalen e Kupës Interkontinentale do të ishte një mrekulli. Megjithatë, ai nuk përjashtohet për atë udhëtim në Katar dhe nuk përjashtohet që të jetë në stol.
DËMTIMI I DYTË – Për Kilië Mbape ky është dëmtimi i dytë që ai pëson në këtë sezon në La Liga. E para ishte në shtator, ku ai pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Alavesh në “Bernabeu” e vlefshme për javën e shtatë. Ai ishte një dëmtim jo serioz, por që i kushtoi atij derbin kundër Atletikos së Madridit dhe më pas takimin e Ligës së Kampioneve kundër Lilës. Ndërkaq, për takimin e mesjavës së ardhshme në Kupën Interkontinentale, trajneri Ançeloti do të ketë të gatshëm mesfushorin Eduardo Kamavinga.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"