Mbape: Kam shumë probleme, por Luis Enrike nuk është një prej tyre
Kilian Mbape ishte autori i dy golave në fitoren e sotme 2-1 të PSG ndaj Real Sociedad, duke kthyer pas tre vitesh mungesë ekipin e tij në çerekfinalet e turneut. Sulmuesi francez, u shpall lojtari i ndeshjes dhe nuk ngurroi të shprehte entuziazmin e tij për këtë kualifikim, teksa theksoi se nuk kishte asnjë problem me trajnerin Luis Enrike.
“Nuk kam asnjë mesazh në veçanti. Dua thjesht që të luaj gjithmonë në Ligën e Kampioneve. Gjithmonë mundohem të jap maksimumin. Disa herë e bëj një gjë të tillë, disa herë jo. Por nuk do të jem kurrë një lojtar i cili fshihet.
Marrëdhënia me Luis Enriken? Shumë e mirë, shumë e mirë. Nuk ka asnjë problem me të, edhe pse njerëzit mund ta mendojnë ashtu. Kam probleme, por trajneri nuk është një prej tyre.
Jemi shumë të lumtur, ky ishte objektivi. Deshëm të klasifikohemi, por gjithashtu të fitonim dhe ta bënim ndeshjen pak më të lehtë. Kjo është ajo që bëmë, kishim një plan të qartë loje. Nuk kishim pakujdesi të mëdha, ndoshta pak në fund, por jo për të na shqetësuar. E dinim që në fillim që nuk duhej të përgjumeshim. Rezultati 2-0 është shumë gënjeshtar, nëse do të shënonin, pastaj do të merrnin zemër me mbështetjen e publikut ndaj duhet t’ua hiqnim menjëherë shpresat dhe kjo është ajo që bëmë”, shpjegoi Mbape.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"