Mbahet asambleja e jashtëzakonshme, Taulant Stërmasi zgjidhet president i Federatës së Atletikës
Federata Shqiptare e Atletikës ka zhvilluar sot Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore, e cila u mbajt në Parkun Olimpik në Tiranë. Në garë për të marrë drejtimin e FSHA-së ishin Taulant Stërmasi, Ferdinand Canaj dhe Artan Shyti
Në raundin e parë të votimit nga 17 anëtarë të mandatuar prej klubeve, Stërmasi mori 8 vota, Canaj 6 dhe Shyti 3, duke berë që të votimi të shkonte në balotazh, ndërsa në garë mbetën vetëm Stërmasi dhe Canaj.
Më pas në votimin e dytë, Taulant Stërmasi mori 10 vota, kundrejt 7 votave të Canajt, duke u zgjedhur kështu president i Federatës Shqiptare të Atletikës. S
tërmasi do të jetë në krye të federatës për një vit, pasi siç dihet në 2024-ën përfundon cikli olimpik dhe të gjitha federatat do t’u drejtohen zgjedhjeve të reja, me drejtuesit që do të kenë mandat 4-vjeçar.
Kujtojmë se kjo asamble e jashtëzakonshme erdhi për shkak të pezullimeve të Gjergj Rulit dhe Nikolin Dionisit. Ish-presidenti dhe ish-sekretari, siç dihet u dënuan nga Njësia e Integritetit të Atletikës si të përfshirë në manipulimin e rezultatit për garën e kërcimit të Izmir Smajlajt, event i mbajtur më 8 maj 2021 në kryeqytet.
ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"