“Mat” me Reijnders, ja si Milani e çmontoi Realin me dy lëvizje në “Bernabeu”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2024 | 20:13

“Mat” me Reijnders, ja si Milani e çmontoi Realin me dy lëvizje në “Bernabeu”

Duke fituar në Madrid, Milani solli në mendjet e tifozëve kuqezi kujtimet e viteve të arta në Ligën e Kampionëve që kanë munguar për shumë kohë.gfdhghNjë fitore e qartë dhe e merituar për djemtë e Fonsekës, të cilët anuluan “Galaktikë” dhe futën në telashe Karlo Ançelotin. Ai i së martës ishte një sukses që Milani e festoi dyfish, pasi në Spanjë panë imagjinatën, kreativitetin dhe paparashikueshmërinë e Leaos.

VENDOSJA Një fitore për grupin, ajo që shumë shpesh dukej e humbur te Milani dhe që u gjet përsëri në “Santiago Bernabeu”. Skuadra u mblodh së bashku në momente vështirësie, shtrëngoi dhëmbët dhe secili nga lojtarët vendosi “një arnë” aty ku shoku nuk mund të arrinte ose gabonte. Milani u paraqit me petkun e kurbanit nga mediat, por jo nga Fonseka që në Madrid prezantoi një tjetër kryevepër taktike kundër një prej Real Madriditëve më të fortë, të paktën në teori, të viteve të fundit.

Të kesh Modriç, Belingam, Vinicius dhe Mbape nuk ndodh përditë, por Çau dhe Tomori, me ndihmën e Teos dhe Rojalit ia dolën. Sigurisht me një ndihmë shtesë nga Fofana, e sidomos nga Musahu që në më shumë se një rast ishte anësor duke spostuar Rojalin në qendër. Ishte pikërisht kjo vendosje në fazën pa top që e rreshtonte “Djallin” me pesë mbrojtës. Amerikani dyfishonte markimin ndaj Viniciusit dhe jepte ndihmë kur topi qarkullonte para prapavijës kuqezi.91NDIKIMI I REIJNDERSIT Tizhani Reijnders ishte një tjetër ekuilibrues, siç e dëshmon saktësia në 96 përqind të pasimeve, përveç golit që mbylli çdo diskutim mbi sfidën. Pozicioni i tij hibrid mes linjave “armike” nxori nga binarët e lojës më shumë se në një rast Modriçin dhe Tçuamenin me këtë të fundit që shpesh nuk dinte nëse duhej ta markonte apo të dublonte markimin ndaj Leaos duke parë vuajtët e Lukas Vaskezit.

Në fazën pa top, Reijnders ishte një “shkatërrues” i shtuar, ndërkohë që kur Milani kishte zotërimin ishte ndër të parët që vertikalizonte drejt zonës. Aksioni i golit të tretë është model perfekt i asaj që po themi. Holandezi merr topin, driblon duke anuar majtas dhe shërben për Leaon. Portugezi bën specialitetin e tij dhe i servir topin që vulos sfidën. Janë katër gola për “Tizhin” në tre daljet e fundit, çka bëjnë që ai të ketë barazuar kuotën realizuese të komplet sezonit të kaluar. Me ndryshimin “e vogël”, që sivjet ia doli në vetëm 13 prezenca.88

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"