Maqedonia e Veriut/ Pandev sulmon presidentin e Federatës: Sejdini, koha të largohesh jo si frikacak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2024 | 10:05

Maqedonia e Veriut/ Pandev sulmon presidentin e Federatës: Sejdini, koha të largohesh jo si frikacak

Pas barazimit  të Maqedonisë së Veriut kundër Ishujve Faroe, ka reaguar futbollisti më i shquar maqedonas, Goran Pandev, i cili ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të FFM-së, Muhamed Sejdini.

Pandev

“Unë kam një mesazh për Muhamed Sejdinin. Ai duhet të largohet si njeri, jo si frikacak dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë, pavarësisht se mandati i skadon në mars. Largimi i tij do të jetë diçka e mirë për futbollin, por edhe për të personalisht, sepse njerëzit që tani janë bashkëpunëtorët dhe këshilltarët e tij po e çojnë atë dhe futbollin drejt rrënimit.

Po, e dua dhe e mbështes ndryshimin. Para disa javësh pata një takim me Masar Omeragiç dhe i thashë se isha në dispozicion të tij. E di që do të hyjë në garë për president të FFM-së, pozitë për të cilën ka luftuar 12 vite më parë dhe pozitë që i është marrë me dhunë”, u shpreh Pandev.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"