“Manaj ishte një nga më të mirët”, Fakaj i thur elozhe kuqezinjve: Ismajli dhe Kumbulla treguan që kemi alternativa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 0:29

“Manaj ishte një nga më të mirët”, Fakaj i thur elozhe kuqezinjve: Ismajli dhe Kumbulla treguan që kemi alternativa

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ervin Fakaj, ka vlerësuar suksesin e Shqipërisë përballë Ukrainës, duke e renditur mes ndeshjeve më të mira të kuqezinjve në epokën e Silvinjos.

bandicam 2024-09-07 22-54-16-589

“Fitore e merituar, e humbëm përqendrimin vetëm te goli. Por pjesa tjetër ishte skuadër kompakte, la shumë pak hapësira. Loja në sulm ishte goxha efektive, me një Manaj i cili ka bërë goxha punë, ka punuar pa fund, edhe pse nuk shënoi, ka qenë një nga më të mriët.

Kjo ishte një skuadër e cila nuk e vuri veten në dyshim për asnjë moment, ishte pothuajse perfekte loja, me disa momente dobësie. Por është normale që gjatë një 90 minutëshi të jesh konstant. Besoj nga lojërat më të mira, shpresojmë që të vazhdojmë kështu.

Ismajli dhe Kumbulla treguan që kemi shumë alternativa në atë pozicion, i cili është shumë i rëndësishëm, se përveçse duhet të bësh punën tënde, duhet të bësh edhe siguri. Edhe si ekip kemi luajtur shumë mirë në aspektin mbrojtës, me përjashtim të momentit të golit ku kemi humbur përqendrimin komplet si ekip, ishte mungesë përqendrimi dhe pozicionim i keq”, tha Fakaj pas sfidës për “SuperSport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"