Maldini: Më mirë mos më pyesni për Milanin, Interi më i forti
Paolo Maldini, kapiteni historik dhe ish-drejtori teknik i Milanit është rikthyer të flasë, por nuk ka dashur që të prekë temën e kuqezinjve. I intervistuar nga media titaliane në “Coverciano”, legjenda italiane ka dashur që të driblojë të shkuarën e tij.
Ju pëlqen Seria A e këtij sezoni?
Më pëlqen, pa asnjë dyshim. Është një kampionat që jashtë Italisë nuk e kanë shumë në konsideratë, por në nivel teknik dhe taktik për mendimin tim është në Top 3. Nisja e sezonit është gjithmonë e tillë. Interi është skuadra më e fortë, ndërsa të tjerat kanë bërë shumë ndryshime dhe kanë nevojë për kohë që të kenë ekuilibrat e duhur.
Si e gjykon largimin e Adlisë?
Ka gjetur pak hapësira te Milani në vitin e parë. Një vit më parë pak më shumë, por mendoj që te Fiorentina mund të japë më shumë. Ka një gjeometri të mirë dhe është një djalosh shumë pozitiv.
A mërziteni në shtëpi?
Jo. Në fund të fundit karriera ime ka qenë e gjatë dhe impenjative, edhe ajo si drejtues. Edhe periudhat e pushimit janë shumë të mira.
Për Milanin nuk do që të pyesim?
Më mirë kështu.
A është Daniel një lojtar për Serinë A?
Ka disa lojtarë që mund të shpërthejnë menjëherë, ndërsa të tjerët pak nga pak. Ai sigurisht që i ka bërë hapat e vogla, por të sigurta. Por ka një kualitet të jashtëzakonshëm në goditjen e topit dhe në leximin e lojës. Dhe fizikisht tani është duke shpërthyer. Tani ka momentin për të treguar se sa vlen.
Cila skuadër i afrohet më shumë Interit?
Milani sezonin e kaluar u rendit në vendin e dytë dhe është një kandidate për titullin. Juventusi është forcuar shumë ashtu si Napoli dhe Roma. Skuadrat që do të luftojnë për titullin janë gjithmonë këto. Është një kampionat i ekuilibruar dhe me shumë të panjohura. Mbetet për t’u parë se cila nga skuadrat do të ketë forcën edhe psikologjike për të sfiduar një Inter kaq të fortë dhe të përgatitur.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"