Makineri golash/ Talenti shqiptar “pa frena”, gjen rrjetën e 16-të në kampionatin italian (VIDEO)
Kristian Shpendi është shndërruar në një përbindësh golash te skuadra e Çezenës në Serinë C italiane. Talenti shqiptar nuk ka të ndalur, teksa mbrëmjen e sotme tundi për herë të 16-të rrjetën në 23 ndeshje. Shpendi zhbllokoi sfidën në minutë e 16-të në duelin ndaj Sestri Levantes, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-3 në transfertë.
20-vjeçari është padyshim lideri i skuadrës bardhezi në këtë sezon, që po kryeson me një diferencë të konsiderueshme nga ndjekësit e Torres, plot 12 pikë larg kundërshtarit.
Kristiani po iu le “targën” edhe ndjekësve të tij në renditjen e golashënuesve, ku kryeson me 2 gola diferencë nga Morra i Riminit.
Goli i shënuar nga Kristian Shpendi: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"