Magani duhet të shmagë traditën e papëlqyer, vetëm 3 trajnerë bardheblu i kanë shpëtuar humbjes
Për një trajner të Tiranës, derbi është momenti për t’u ngjitur në majë apo për t’u ulur. Gugash Magani ka një mision të vështirë.
Duhet të thyejë tri emra atë të Nevil Dedes, Emanuel Egbosë dhe Bledi Shkëmbit, të cilët pas vitit 2017 me ngjitjen në Superiore të bardhebluve, janë trajnerët e vetëm që derbin e parë e kanë nisur me rezultat pozitiv.
I pari ishte Ze Maria, i cili në 28 shtator 2018 u mund 0-1 nga Partizani. Pas tij, Ardian Mema luajti në 30 nëntor 2018 dhe u dorëzua 2-1 ndaj të kuqve. Ahmataj nuk luajti derbi, ndërsa trajneri provizor që më pas fitoi titullin, Emanuel Egbo mundi Partizanin 2-1, pas 6 vitesh. Pas tij, Nevil Dede në 4 dhjetor 2020, barazoi 0-0.
Edhe trajneri më jetëgjatë Orges Shehi e ka nisur derbin me humbje, teksa në 13 mars 2021, nuk ia doli dhe ekipi i tij u dorëzua 2-1. Ahmataj u mund në 19 tetor 2023, 2-1. Fagu është i fundit trajner që në 28 prill 2024, humbi derbin e parë të tij 2-1. Shkëmbi barazoi në 21 shtator kundër të kuqve. Tani Magani ka detyrë të rëndësishme që ta nisë me fitore derbin me Partizanin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"