“Lum” dëmtimesh te blaugranat, Barcelona bëhet si spital
Dëmtimi i rëndë i Mark Bernal, i cili këputi ligamentin e përparmë të kryqëzuar në gjurin e majtë si dhe një krisje në meniskun e jashtëm që do ta detyrojë t’i nënshtrohet një operacioni, është halli më i fundit për trajnerin e Barcelonës, Hansi Flik.Mesfushori, i cili kishte qenë titullar në daljet e para të Barcelonës në sezonin 2024-2025 e ka mbyllur këtu sezonin e tij. Sipas mediave spanjolle, 17- vjeçari do të operohet nga një i njëjti doktor që kreu dhe ndërhyrjen në gjurin e Gavit. Me dëmtimin e tij, infermieria e Barçës shton një staf të ri dhe tashmë janë shtatë lojtarët e dëmtuar në skuadër. Praktikisht po flasim për një spital më shumë sesa infermieri. Disa si De Jong apo Ansu Fati janë në fazën e fundit të rikuperimit dhe shpejt pritet të kthehen me grupin, ndërsa mungesa e Erik Garsias nuk duket serioze. Ndërsa mungesat e Kristensenit, Gavit, Arauhos pritet të jenë më të gjata.
MARK BERNAL – Mesfushori i ri u dëmtuar në fundin e takimit në Vajekas mes Vajekanos dhe Barcelonës dhe do të mungojë për një kohë të gjatë. Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa sezoni duket i mbyllur para kohe.
KRISTENSEN – Mungesa e tij kundër Billbaos ngriti dyshime, se ndoshta Barcelona po bënte ndonjë lojë dhe po priste ndonjë ofertë për shitjen e tij. Por në fakt nuk është kështu. Mbrojtësi danez vuante nga shqetësimi në tendinën e tij të majtë të Akilit që nga viti i kaluar dhe tani do t’i nënshtrohet një trajtimi për të luajtur pa dhimbje.
ERIK GARSIA – Një diskutim pak a shumë i ngjashëm me atë të danezit. Qendërmbrojtësi ishte jashtë në Vajekas, por jo për arsye që lidhen me merkaton, por për një shqetësim në shputën e këmbës së djathtë dhe po pret të rikuperohet për të qenë gati për në shtator.
ANSU FATI – Sulmuesi nuk mundi të udhëtonte në turneun e ekipit në Shtetet e Bashkuara për shkak të një dëmtimi në shputën e këmbës dhe është në fazën përfundimtare të rikuperimit të tij. Ai mund të kthehet në fusha pas pushimit të kampioneve për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare në Ligën e Kombeve.
GAVI – Mesfushori u dëmtua rëndë më 20 nëntor 2023 kur luante me kombëtaren spanjolle dhe është në fazën finale të riaftësimit të plotë. Por klubi dëshiron të tregohet i kujdesshëm me të. Nuk ka nxitim për kthimin e tij dhe ai mund të kthehet rreth nëntorit.
DE JONG – Holandezi pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës në “El Clasico”, më 21 prill të këtij viti dhe është ende jashtë. Mesfushori mund të rikthehet në shtator.
ARAUHO – Mbrojtësi uruguaian u dëmtua në “Copa América”. Është një mungesë afatgjatë dhe rikthimi i tij duhet të presë deri në fund të vitit.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"