Lukaku “zgjedh” trajnerin e ri të Belgjikës: Unë nuk kam dyshime dhe e them hapur
Romelu Lukaku nuk ka dyshime që trajneri i ri i përfaqësueses së Belgjikës do të jetë Tierri Henri. Ish-sulmuesi i njohur francez ka qenë pjesë e stafit të Roberto Martinez, i cili dha dorëheqjen pas dështimit në Botëror dhe shihet si një kandidat potencial nga sulmuesi belg që e njeh nga afër dhe ka një marrëdhënie të miqësore me të.
“Sipas meje Henri është trajneri i ardhshëm i Belgjikës. Nuk ka dyshime. E them këtë hapur, ai do të jetë trajneri i ardhshëm. Ai gëzon respektin e të gjithë lojtarëve, ka fituar gjithçka. Di të drejtojë, e di se çfarë duhet bëjë që të mbërrijmë aty ku duhet. E njeh skuadrën, kampionatin, stafin. Sipas meje, ai është trajneri ideal për ekipin tonë kombëtar.
Pastaj nuk e di se kë do të marrin, por nuk besoj se Belgjika duhet ta nisë nga zero. Deri tani, ky brez nuk ka fituar, por duhet të vazhdojmë që të përpiqemi që të fitojmë. Ai dëshirën që të fitojë dhe nuk mendoj që federata do të shkojë të marrë një trajner i cili ta nisë gjithçka nga zero. Sipas meje nuk ia vlen”, theksoi sulmuesi në një intervistë për “Sky Sport” duke treguar atë që ishte preferenca e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"