Postuar: Gusht 8, 2025 | 0:03
Luhet në Tiranë dhe Rrogozhinë, mësoni axhendën e ndeshjeve të kthimit të Dinamos dhe Egnatias në javën e ardhshme
Dinamo dhe Egnatia do të luajnë shanset e tyre për kalimin në play-off të Ligës së Konferencës në ndeshjet e kthimit përkatësisht ndaj Hajduk Split dhe Olimpija Ljubljanës të enjten e ardhshme.

Në UEFA është zyrtarizuar edhe axhenda e ndeshjeve të kthimit të dy skuadrave të Superiores, që shohin të parën në fushë Dinamon. Blutë kthehen të luajnë në kryeqytet, pasi do të përballen me kroatët në “Air Albania” në sfidën e cila është planifikuar të nisë në orën 20:45.
Ndërkohë, Egnatia pret Olimpija Ljubljanën në stadiumin e vet, në “Egnatia Arena” në Rrogozhinë. Sipas orareve të publikuara nga UEFA, sfida e kthimit ndaj ekipit slloven është planifikuar të nisë në orën 21:00.
PANORAMASPORT.AL













