“Luftëtari e mbyll i pari”, Mario Mërkuri karikon gjirokastritët: Fitojmë në Peqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 22:20

“Luftëtari e mbyll i pari”, Mario Mërkuri karikon gjirokastritët: Fitojmë në Peqin

Luftëtari pritet që të kthehet te fitorja, ku të dielën luan në Peqin ndaj Shkumbinit. Në lidhje me këtë takim, Mario Mërkuri, për “Panorama Sport” u shpreh:

mario merkuri

“Është ndeshja e fundit e fazës së parë dhe na duhet pa tjetër fitorja. Duhet ta mbyllim të parët këtë fazë, kështu që kërkohet vlerësim maksimal ndaj Shkumbinit. Barazimi ndaj Orikumit, një javë më parë, na vë si detyrë që në vazhdim të marrim fitoren ndaj çdo kundërshtari.

Nuk është vetëm bindja ime, por e gjithë ekipit se nuk do ta diskutojmë ngjitjen në Kategorinë e Parë. Këtë javë u kemi kushtuar vëmendje gjuajtjeve në portë, pasi duhet ta gjejmë shpejt golin dhe të mos vuajmë si ndaj Orikut.

GËZIM BEQIRI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"