“Luajtëm mirë në pjesën e parë”, Gvozdenoviç: Kam nevojë për kohë, javës tjetër rikthehem në Korçë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 21:24

“Luajtëm mirë në pjesën e parë”, Gvozdenoviç: Kam nevojë për kohë, javës tjetër rikthehem në Korçë…

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, foli për mediat pas barazimit me Partizanin. Ai falenderoi skuadrën për reagimin, por gjithashtu tha se i pret një punë e madhe përpara.bandicam 2024-12-14 21-17-52-003“Ndoshta kam nevojë për kohë, nuk mund tët them drejt se çfarë nuk shkon. Kundër Shkodrës ishte diçka tjetër, unë kisha vetëm dy ditë, sot kam 1 javë, ishim edhe më mirë sot. Kemi nevojë për kohë dhe ritëm.

Skuadra reagoi mirë me sistemin e ri, në pjesën e parë ishim mirë, në pjesën e dytë nuk jam kënaqur. Fizikisht nuk ishim ashtu si në pjesën e parë, por kemi besim të plotë, do të bëjmë një punë të mirë. Ze Gomesh nuk ishte 100%, do të luajmë mirë dhe do të kapim lojë, jam optimist.

Lulaj nuk ishte gati 100%, ishte vetëm për 10-15 minuta dhe bëri maksimumin. Nuk u futëm mirë në pjesën e dytë, nga fillimi i pjesës së dytë. Për mua nuk është problem, tani do luftojmë për objektivat, do shkojmë javë pas jave, rikthehemi në Korçë”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"