Lojtari i momentit te Dinamo, Zabërgja: I fal të gjitha çmimet individuale për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2024 | 22:02

Lojtari i momentit te Dinamo, Zabërgja: I fal të gjitha çmimet individuale për titullin kampion

Baton Zabërgja po kalon një formë fantastike te Dinamo, teksa mbrëmjen e sotme, shënoi golin e parë për blutë, në triumfin 2-3 ndaj Vllaznisë. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, u zgjodh dhe lojtari më i mirë, i sfidës, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, deklaroi:  

ZABERGJAAA

“Dihen mungesat e Bregut dhe Itodos, dy lojtarë të rëndësishëm për ekipin dhe mia se kanë bërë ndeshje të mira. Ne duhet të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, e rëndësishme të përmirësohemi si klub dhe unë individualisht.  

Sot kisha pak më shumë detyra mbrojtëse, që besoj se i kreva deri diku me sukses.  

E ardhmja? E imja është të vazhdoj punën në fushë, të tjerat do i shohim pastaj. 

Edhe Nani po të bëhej lojtari i ndeshjes do e meritonte, se edhe ai bëri superparqitje, u pa se bëri dy gola. Por nuk ka probleme mes nesh, e rëndësishme është që fituam dhe jemi në vend të dytë 

Unë personalisht si lojtar do hiqja dorë nga të gjithë çmimet individuale që të fitoja titullin me Dinamon”, u shpreh Zabërgja, për “RTSH”.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"