“Lojtarët nuk do të luajnë më në Playstation”, Spaleti flet për objektivat e Italisë: Duam të fitojmë Europianin
Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku është ndalur tek “EURO 2024”. Ai i ka idetë e qarta se çfarë kërkon nga ky turne, synon të mbrojë titullin kampion, pavarësisht se “azzurrët” nuk janë në një moment të mirë.
“Unë kam për detyrë të nxjerr në fushë një përfaqësuese të fortë, unë nuk kënaqem nga asgjë. Dëshiroj të fitoj Evropianin, më pas Botërorin. Mund dhe të dalim menjëherë nga gara, por diskutimi që unë bëj me ekipin është ajo që presin të gjithë tifozët italianë, të shkojmë në Gjermani dhe të fitojmë, jo thjesht të jemi pjesëmarrës. Këtë gjë nuk e kërkoj vetëm unë, por e kërkon historia jonë. Për t’ia arritur kësaj, kam nevojë që këta lojtarë të bëhen më të mirë se sa janë. Nuk duhen lojtarë që bëjnë mirë për 20 minuta, por duhet lojtarë që të bëjnë shumë gjëra për 90 minuta. Kush nuk i ka këto karakteristika bën mirë të qëndrojë në shtëpi, nuk na duhet. Nga tani e në vijim nuk do t’i lejoj më lojtarët të luajnë në Playstation”, u shpreh Spaleti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"