Lojtar kyç te Leverkuseni, Barcelona siguron futbollistin gjerman për merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 11:40

Lojtar kyç te Leverkuseni, Barcelona siguron futbollistin gjerman për merkaton e verës

Qendërmbrojtësi i Bajer Leverkusenit, Xhonatan Tah do të jetë pjesë e Barcelonës në merkaton e verës. Ky lajm është raportuar nga mediat e huaja.

Leverkusen tells Bayern to pay for Jonathan Tah by the weekend or else - Bavarian Football Works

Duket se palët kanë arritur marrëveshjen dhe gjermani do të shkojë në verë si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me kampionët e Bundesligës.

Tah ka qenë një lojtar kyç për Leverkusen, pasi luajti një rol jetik në sezonin e tyre fitues të titullit të Bundesligës edicionin e kaluar dhe është i njohur për aftësitë e tij të forta mbrojtëse dhe lidershipin në fushë.

Barcelona mund të shesë mbrojtës si Andreas Kristensen dhe Ronald Araujo për të ndihmuar në financimin e lëvizjeve të ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"