Lojërat Olimpike, Italia në vend të parë për medaljet e… “drurit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 18:26

Lojërat Olimpike, Italia në vend të parë për medaljet e… “drurit”

Vendet e katërta në Lojërat Olimpike njihen virtualisht edhe si medaljet e drurit, me sportistë apo ekipe që i afrohen podiumit, po pa mundur që ta arrijnë atë.

MEDALJET

Në Lojërat Olimpike “Paris 2024” është Italia shteti që dominon për “medaljet e drurit”, teksa regjistron 23 vende të katërta. Pas Italisë vjen Britania e Madhe me 17 vende të katërta, ndjekur nga organizatorët e Francës me 16 të tilla.

Me tej vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Spanja me nga 15 vende të katërta secila, ndërsa pas tyre ndodhet Kanadaja, e cila numëron 13 pozicione të katërta në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"