VIDEO/ Dortmundit i mjafton Hakimi për të mposhtur Slavian e Olainkës, Napoli ngec ndaj Genkut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 20:51

VIDEO/ Dortmundit i mjafton Hakimi për të mposhtur Slavian e Olainkës, Napoli ngec ndaj Genkut

U luajtën në orën 18:55, 2 sfidat e para të mbrëmjes së sotme të vlefshme për fazën e grupave të Ligës së Kampionëve. Dortmundi i trajnerit Favre, mposhti me rezultatin e pastër 0-2, Slavian e Olainkës, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve. Skuadra gjermane iu fal dopietës së mbrojtësin marokes, Hakimi, i cili ishte dhe njeriu i ndeshjes.

 

champions league

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, çekët nuk arritën të gjenin rrugës e rrjetës në këtë përballje.

 

Hakimi555

Ndërkohë sfida tjetër ajo mes Genkut dhe Napolit përfundoi në barazim pa gola. Një rezultat pozitiv ky për skuadrën belge, e cila në sfidën e parë u mposht me rezultatin tenistik 6-2, ndërkohë që të kaltërit e Ançelotit, me këtë pikë u ngjitën në vendin e parë, me 4 pikë.

Napoli Milik

REZULTATET : 

SLAVIA PRAGA – DORTMUND 0-2

Hakimi 35′ , 89′ 

GENK – NAPOLI 0-0

FORMACIONET ZYRTARE: 

GENK-NAPOLI

napol

SLAVIA PRAGA- DORTMUND

dortmund

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"