Lindi në ditën e finales së Botërorit, prindërit i vendosin emrin Lionel Enzo Julian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2022 | 20:18

Lindi në ditën e finales së Botërorit, prindërit i vendosin emrin Lionel Enzo Julian

Një djalë i lindur në Argjentinë do të kujtojë gjithë jetën e tij finalen e Kupës së Botës së vitit 2022 dhe jo vetëm sepse ka lindur në ditën e zhvillimit të saj. Bebja doli në jetë vetëm dy orë para se të fillonte finalja e cila pa triumfuese Argjentinës dhe prindërit i kanë vendosur emrin Lionel Enzo Julian.

bebe

Mamaja e tij, Kamila Iribarren, tha për mediat argjentinase se nuk ishte e sigurt që Argjentina do të shpallej kampione. Por ajo mbajti premtimin që kishte bërë kur skuadra kishte luajtur kundër Meksikës. “Enzo Julian u vendos si dy futbollistët të cilët u rriten te RIver Plejt. Këtë e kishim vendosur, por Lionel do të shtohej nëse fitonim Kupën e Botës”, shpjegoi ajo premtimin që bëri realitet pas suksesit ndaj Francës.

Siç u konfirmua nga Enzo Altamirano, babi i këtij fëmije, ai mban emrat e tre prej yjeve që shkëlqyen në Katar: Lionel Mesi, Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"