LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria e femrave “shpërbëhet” në “Air Albania”, disfata e zbret zyrtarisht në Ligën më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 19:13

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria e femrave “shpërbëhet” në “Air Albania”, disfata e zbret zyrtarisht në Ligën më të dobët

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e kishte nisur këtë edicion të parë në Ligën e Kombeve me synimin për të siguruar qëndrimin në Ligën B, ku kishte nisur aventurën në bazë të renditjes së UEFA-s. Por misioni nuk është përmbushur, përkundrazi vajzat kuqezi do të jenë të detyruara që në edicionin e ardhshëm të luajnë në kategorinë më të ulët të këtij aktiviteti.

hhhhfhfg

Shqipëria është mundur sot me shifrat 4-0 nga Irlanda e Veriut në “Air Albania”, duke regjistruar disfatën e 4-t radhazi, pas atij barazimi 1-1 që kishte dhënë pak shpresë përballë Hungarisë në ndeshjen e parë në grup. Skuadra mike ka dominuar plotësisht sfidën, në lojë e në raste, duke kërkuar vazhdimisht të shënonte, me portieren Rexhepi e cila bëri disa pritje për të shpëtuar katërkëndorin nga një goleadë edhe më e thellë.

Humbja bën thjesht për statistikë sfidën e fundit në grup në transfertë ndaj Hungarisë, pasi tashmë me vetëm 1 pikë, Shqipëria është matematikisht e rënë në Ligën C në këtë turne për edicionin e ardhshëm.

sdfsdfdfsfsdsdfsdfsdfsdfsdf

ssdsssssdsassdasadsda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"