LIGA E KAMPIONEVE/ 3 shqiptarë në fushë, Sparta e Pragës shkëlqen me Qazim Laçin protagonist! Bolonja bën “paqe” me Shakhtarin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 20:44

LIGA E KAMPIONEVE/ 3 shqiptarë në fushë, Sparta e Pragës shkëlqen me Qazim Laçin protagonist! Bolonja bën “paqe” me Shakhtarin (VIDEO)

U luajtën prej orës 18:45, dy duelet e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Sparta e Pragës shkëlqeu me rezultatin 3-0 në duelin ndaj Salcburgut, ku në fushën e lojës për skuadrën çeke zbritën 3 lojtarë shqiptarë.  

 

SPARTA2

Protagonist u bë Qazim Laçi, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, duke vulosur shifrat në 3-0. Në këtë duel pati minuta edhe për Rrahmanin dhe Krasniqin që u aktivizuan në minutat 64 dhe 72, ndërkohë që Tuci e ndoqi duelin nga stoli. 

sparta 3333

Përballja tjetër mes Bolonjës dhe Shakhtar Donetsk u mbyll në barazim pa gola. Vlen të theksohet fakti se ukrainasit humbën penallti në minutën e 4-t, me gjuajtjen e Sudakov që u ndal nga portieri Skorupski.

REZULTATET LIVE: 

BOLONJA – SHAKHTAR DONJETSK 0-0 

PENALLTIA E HUMBUR NGA SUDAKOV: VIDEO

SPARTA E PRAGËS – SALCBURG 3-0

Kairinen 2′, Olatunji 42′, Laçi 58′

GOLI I QAZIM LAÇIT: VIDEO

GOLI I OLATUNJIT: VIDEO 

GOLI I KAIRINEN: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE:  

BOLONJA – SHAKHTAR DONJETSK 

BOLONJA

SPARTA E PRAGËS – SALCBURG 

SPARTA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"