LIGA E EUROPËS/ Mbrëmje e çmendur! Leverkuseni shmang humbjen në minutën e 97-të dhe fluturon në finale, moment historik për Atalantën e Gjimshitit
Atalanta-Bajern Leverkusen është finalja e këtij sezoni në Ligën e Europës. Zikaltërit e Berat Gjimshitit mposhtën mbrëmjen e sotme Marsejën me rezultatin 3-0, duke “fluturuar” drejt finales së madhe, ndërkohë që ndeshja e parë u mbyll në barazim 0-0. Një moment historik ky, me skuadrën italiane që siguroi finalen e parë Europiane!
Kualifikim i vuajtur për Bajern Leverkusen, që arriti një barazim dramatik 2-2 ndaj Romës në frymën e fundit, falë triumfit 0-2 në ndeshjen e parë “aspirinat” e Ksavi Alonsos arritën në kualifikoheshin në finale.
Paredees realizoi dopietën për Romën nga pika e bardhe e penalltisë në minutat 43 dhe 66, ndërkohë që autogoli i Mançinit rikthehu festën në stadium. Goli i Stanisiç në minutën e 97-të falë asistit të Xhakës, shmangu humbjen e parë sezonale për skuadrën gjermane, që vazhdon të mbetet e pathyeshme. Vlen të theksohet fakti se finalja e Ligës së Europës do të zhvillohet më 22 maj në Dublin.
REZULTATET:
BAJERN LEVERKUSEN – ROMA 2-2
Mançini 83′ (autogol), Stanisiç 90+7 / Paredes 41′ (p), 66′ (p)
GOLI I STANISIÇ 2-2 (VIDEO)
AUTOGOLI I MANÇINIT 1-2 (VIDEO)
GOLI I PAREDES 0-2 (VIDEO)
GOLI I PAREDES 0-1 (VIDEO)
ATALANTA-MARSEJE 3-0
Lukman 30′, Ruxheri 52′, Ture 90+5′
GOLI I TURE 3-0 (VIDEO)
GOLI I RUXHERIT 2-0 (VIDEO)
GOLI I LUKMAN 1-0 (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
BAJERN LEVERKUSEN – ROMA
ATALANTA-MARSEJE
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"