Lidershipi i Bellingam, Mbape dhe Vini, ja si u ringjall Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 20:26

Lidershipi i Bellingam, Mbape dhe Vini, ja si u ringjall Reali

Reagimi i pritshëm i Realit të Madridit pas tri humbjesh në pesë ndeshjet e para në Ligës së Kampionëve erdhi në Bergamo, në atë që cilësohej një transfertë delikate. Me një sakrificë kolektive në fushë, me kilometrat e shumta që përshkoi (më shumë se rivali si rrallëherë) dhe ngjalljen e treshes së sulmit “BMV” (Bellingam, Mbape e Vinicius), Reali tregoi se është një gabim trashanik ta përjashtosh atë nga gara.

3924111-79714988-2560-1440

Skuadra e Ançelotit hyn në një kulm në rritje në performancë me dy fitore radhazi, kundër Gironës (Liga) dhe Atalanta (Champions), të cilat e vendosin në pozita komode në Spanjë me mundësi për të kapur kreun nëse fitojnë duelin e shtyrë në “Mestalla” kundër Valencias (3 janar 2025) dhe japin pak dritë në Champions, ku po ecte buzë humnerës. Reali do ta mbyllë vitin 2024 me mundësinë e ndryshimit përfundimtar të dinamikës së tij në katër muajt e parë të sezonit.

Pesë humbje, dy liga dhe tri në Europë në 21 ndeshje, ndezën dritat e alarmit në një ekip që humbi vetëm dy ndeshje vitin e kaluar. Fitoret larg “Santiago Bernabeu” kundër Gironës dhe Atalantës i paraprijnë duelit kundër Vajekanos, finales së Kupës Ndërkontinentale dhe përfundimit të vitit në La Liga kundër Seviljes në “Bernabéu” më 22 dhjetor.

PREKJA E ANÇELOTIT – Paralajmërimet e Ançelotit për lojtarët e tij, veçanërisht pas humbjeve në “Anfield” dhe “San Mamés” ndryshuan mentalitetin. Real është bërë më i përkushtuar ndaj sakrificave, ka bashkuar linjat dhe ka vrapuar më shumë në fazën mbrojtëse.

Në Bergamo, për herë të parë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, Reali vrapoi më shumë se rivali (115.6 kilometra krahasuar me 114.9 të skuadrës italiane). Ata sulmuan më pak dhe mbrojtën më shumë – 66 sulme të Atalantës nga 23 të Madridit – me një solidaritet më të madh kolektiv në përpjekje. Katërmbëdhjetë duele të fituara, katër goditje të bllokuara ose 38 topa të rikuperuar.

Të dhëna që nuk ishin arritur në edicionin aktual. Gjashtë gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit pasqyrojnë në statistika hapin përpara në drejtimin e Xhud Bellingam. Pas një nisje anonime të sezonit, nga nëntori Bellingam është kthyer ai i sezonit të kaluar, që shënon rregullisht. Vinicius është një armë më shumë në fushë, duke përmbushur gjithmonë detyrimet në sulm, por duke dhënë një kontribut edhe në mbrojtje që bëjnë që të jetë një nga lojtarët që bën më shumë kilometra.

Edhe Mbape ka bërë progres. Pavarësisht kritikave për dy penallti të humbura, francezi ka dhënë sinjale pozitive. Dy golat radhazi ndaj Gironës dhe Atalantës janë një tjetër sinjal. Te Reali shpresojnë që dëmtimi i tij të mos frenojë kurbën në ngjitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"