Lëvizje surprizë e klubit kosovar, pranë firmës me ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare
Klubi i Prishtinës duket se është duke finalizuar një marrëveshje të bujshme me një futbollist që do ta ndihmojë në javët e mbetura të këtij sezoni për të arritur objektivin e pjesëmarrjes në Europe.
Bardheblutë e kryeqytetit të Kosovës duket se janë shumë pranë zyrtarizmit të marrëveshjes me një emër shumë të njohur të futbollit shqiptar, sulmuesin SIndrit Guri. Ky i fundit, kishte mbyllur pas pak muajsh eksperiencën e tij në Itali te Varese në Serinë D dhe ishte në kërkim të një tjetër skuadre për të vazhduar karrierën.
Prishtina ka lënë të kuptohet se është pranë akordit me lojtarin që figuron i lirë dhe mund të federohet kurdo, duke postuar një gol të tij në periudhën kur Guri ishte pjesë e Ostende në futbollin belg.
Guri në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e klubeve të Vllaznisë, Besës, Korabit, Kukësit, Shkëndijës së Tetovës dhe Istanbulspor para eksperiencës të pasuksesshme në Itali. Ai ka veshur në dy ndeshje fanellën e Kombëtares shqiptare, në periudhën kur kjo e fundit drejtohej nga Kristian Panuçi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"