Lëvizje surprizë/ Artan Bano braktis Shkumbinin, gati të marrë drejtimin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2021 | 11:21

Lëvizje surprizë/ Artan Bano braktis Shkumbinin, gati të marrë drejtimin e…

Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga starti i Kategorisë së Parë, lushnjari Artan Bano, i ka surprizuar të gjithë, teksa ka vendosur të shpallë “divorcin” me Shkumbinin, vetëm pak ditë pasi mori drejtimin e peqinasve.

Bano

55-vjeçari ka pretenduar se është larguar për arsye personale, ndërkohë që zbulohet se një tjetër skuadër e Kategorisë së Parë, ka dalë në horizont. Bëhet fjalë për Butrintin e Sarandës.

Artan Bano mund të jetë “timonieri” i ri i skuadrës bregdetare. Trajneri lushnjar pritet të zhvillojë ditën e sotme një takim me drejtuesit e Butrintit. Në orët në vijim pritet të mësohet me mjaft kureshtje se cila do të jetë e ardhmja e Banos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"