Levandovski duket një i rilindur, gati të kualifikojë Barcelonën në gjysmëfinale të Champions
Të mërkurën e kaluar pamë një ndeshje vërtet të mrekullueshme në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Barcelona arriti të fitonte në “Parc des Princes”, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinale.
Gjithçka mund të ndodhë në ndeshjen e dytë në “Montjuïc” të martën e ardhshme, por realiteti është se skuadra e Barçës udhëtoi në Paris me optimizëm, pa asnjë lloj kompleksi dhe përfundoi duke mposhtur PSG-në (2-3). Një pjesë e mirë e suksesit kundër skuadrës parisiane ishin sulmuesit. Barça luajti me një intensitet shumë të lartë, por ishte një njeri që bëri gjithçka mirë pa bërë shumë zhurmë: Robert Levandovski.
Sulmuesi nuk shënoi, por iu përkushtua fitimit të të gjitha dueleve dhe shpërndarjes të topave, gjë që krijoi pështjellim në mbrojtjen rivale. Polaku ishte një nga ata të përfshirë në sulmin për golin e parë të Rafinjës. Muajt e tij të fundit të vitit të kaluar ishin të komplikuar, pavarësisht faktit se Barça fitoi titullin e Ligës. Megjithatë, në javët e fundit, gjërat kanë ndryshuar në performancën e tij dhe ai duket më shumë si ai gjuajtës i frikshëm që nënshkroi për katalanasit në verën e vitit 2022.
Dhe shifrat nuk gënjejnë. Aktualisht, numri 9 i Barçës regjistron 20 gola në të gjitha ndeshjet: 13 gola në La Liga, 3 në Ligën e Kampionëve, 2 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Superkupën e Spanjës. Pas humbjes së fundit të Barçës 3-5 kundër Vijarrealit dhe shpalljes së lamtumirës së Ksavit, skuadra ka ndryshuar “çipin” e saj, duke filluar me lojtarin referencë në sulm.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"