Leva pas fitores së madhe kundër Realit: Pushimi na bëri mirë, u kthyem sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 21:50

Leva pas fitores së madhe kundër Realit: Pushimi na bëri mirë, u kthyem sërish

Në listën e golashënuesve të Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Realit nuk mund të mungonte as Robert Levandovski. Polaku ka shënuar golin e dytë të takimit, atë që përmbysi rezultatin dhe shtroi rrugën e fitores për Barçën.

Screenshot 2025-01-13 215014

Ai ka folur për “Movistar” pas takimit, duke treguar për emocionet e suksesit, si dhe ka dhënë pak detaje nga takimi i përzemërt me dy presidentët, Laporta dhe Perez në fund të takimit gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve të fituesit.

ANALIZA E NDESHJES – “Ndeshjet kundër Madridit janë gjithmonë vibrante dhe aq më tepër në një finale. E rëndësishme është se si duam të luajmë tani ose në të ardhmen. Ne e kishim të qartë se për të fituar këtë finale duhej të shënonim më shumë se Reali”.

MOMENTI I BARÇËS – “Krishtlindjet, koha kur ishim në shtëpi, ishte momenti i duhur të mendonim se çfarë kishim bërë gabim dhe çfarë duhet të përmirësojmë. Deri në fund të sezonit kemi shumë ndeshje, Liga, Kupa e Mbretit, Champions… duhet të përgatitemi. Mendoj se ai pushim na ka shërbyer për shumë gjëra”.

BISEDA ME LAPORTËN – “Ai na uroi, që luajtëm shumë mirë në pjesën e parë. Ne luajtëm vërtet shumë mirë pjesën e parë, dhe 30 minutat e fundit me një më pak ishte më e vështirë. Por nëse dëshiron të fitosh duhet të shtrëngosh dhëmbët dhe ta kontrollosh lojën dhe ne e kemi bërë mjaft mirë. Ndaj dhe presidenti ishte i kënaqur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"